Gjilan, 25 Prill 2011 NOA – Një burrë në moshë të thyer dyshohet se është masakruar deri në vdekje dhe trupi i tij është braktisur, duke u gjetur nga kalimtarë të rastësishëm të cilët informuan policinë.
Korrespondenti i agjencisë NOA, raporton se ngjarja është zbuluar sot në fshatin Doberqan në rajonin e Gjilanit.
Njësiti Regjional i Hetimeve ka marrë autorizimin nga prokurori për hetimin e vdekjes së 70-vjeçarit shqiptar.
Në vendin e ngjarjes në mesin e lumit Morava, afër fshatit, njësitet kanë gjetur pa shenja jete trupin e viktimës 70 vjeçar.
“Gjatë ekzaminimit në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja të dhunës fizike kurse nuk është gjetur asnjë dokument identifikues”, - i thanë agjencisë NOA, burime policore.
Ata sqaruan se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertizë me qëllim zbardhjen e rrethanave të vrasjes së dyshuar dhe identifikimit të të ndjerit.
a.b/NOA