Aman, 25 Prill 2011 - Një gjykatë e Jordanisë sot ka nisur gjykimin në mungesë, të artistit danez, Kurt Vestergard i cili është paditur për blasfemi rreth karikaturave kontraverze të Profetit Muhamed.
Gjykata e ka thirrur Vestergardin më 14 prill pasi e ka akuzuar atë për “kryerjen e krimit të blasfemisë” duke e vizatuar Profetin Muhamed më një bombë në kokë.
Tre vjet më parë, 17 gazeta daneze e kanë publikuar karikaturën e cila për herë të parë është publikuar në vitin 2005, duke nxitur kështu protesta të dhunshme në të gjithë botën myslimane, përfshi edhe Jordanisë.
Feja Islame, duke shmangur idhujtarinë që është e dënueshme nga Zoti, nuk lejon piktura, skica, apo portrete e statuja të profetëve, por vetëm përshkrim verbal të tyre.
Në lëto kushte karikaturisti jo vetëm ka shkelur ligjet e Islamit por edhe ka fyer profetin.