English

I-phone 5 disa të dhëna paraprake

SHBA, 25 Prill NOA - Apple mund të revolucionojë tërësisht dizajnin e i-Phone 5 të ardhshëm, ku sipas përshkrimeve që qarkullojnë orët e fundit mund të përshtatet me versionin e fundit të iPod Touch, mbi të gjitha në pjesën e pasme të tij, me një metal dhe me forma më të rrumbullakosura.

I-Phone 5 i ri, me sa bëhet e ditur nga burime të besueshme mund të mbështetet në një ekran më të madh prej 3.7 polësh me të njëjtin rezolucion prej 960 x 640 si ai aktual i i-Phone 4.

Ndryshim do të pësojë dhe tasti “Home”, me një suport për një sistem kontrolli dhe organizimi.

Ndër të rejat e fundit edhe suporti për një teknologji NFC dhe një chip Qualcomm Gobi në gjendje për tu konfiguruar si për rrjetin GSM ashtu dhe për atë CDMA.

Për momentin duhen thënë se këto janë vetëm përshkrime dhe në javët në vazhdim gjithçka do të bëhet edhe më e sigurt.

r.b/NOA

KOMENTE