Durrës, 25 prill, NOA – Një 20-vjeçar është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Personi i arrestuar është Kristjan Malindi, banues në Tiranë. Ndalimi i tij është bërë në orën 02:10 të mëngjesit të sotëm në Portin e Durrësit nga agjentët e strukturës Kundër Narkotikëve.
Gjatë kontrollit, Marlindit ju gjet në makinë e tij tip “Audi A4” me targa BR935BA,1 kilogram, 513 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit vaj Kanabisi.
Gjithashtu, 20-vjeçarit ju sekuestrua dhe 9,2 gramë lëndë kokainë. Pas verifikimeve, 20 vjeçari u arrestua dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal.
a.k./NOA