English

Kërcënon të atin me armë, i bllokohet arsenali pa leje

Durrës, 25 prill, NOA – Policia e Durrësit zbuloi dhe sekuestroi një arsenal armësh në banesën një 29-vjeçari. Zbulimi i armëve u bë pasi 29-vjeçari Ermal Domi kanosi të atin me armë pas një konflikti mes tyre.

Pas arrestimit të Ermal Domit, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në lagjen nr. 17 në Durrës u sekuestruan 1 pushkë model 56, kalibër 7.62 mm; 308 copë fishekë mod.56, kalibër 7.62 mm; 225 fishekë mod. 54, kalibër 7.62 mm; 1 krëhër automatiku mod.56, të cilat Ermal Domi i mbante pa leje.

Domi do të procedohet penalisht nga Prokuroria e Durrësit për kanosje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

mit/NOA

KOMENTE