Moskë, 25 Prill NOA - Një shpërthim misterioz është verifikuar në një rajon të Moskës gjatë xhirimit të një emisioni rus tepër popullor, i cili është i barasvlershëm me “Big Brother-in”.
Një agjent i sigurisë ka mbetur i plagosur. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia për shtyp Itar-Tass.
Agjentët e sigurisë zbuluan një çantë tepër të dyshimtë në afërsi të ambienteve të brendshme ku ata punojnë, gjatë turnit mëngjesor.
Në momentin që ata u përpoqën për të zhvendosur çantën, atëherë ndodhi dhe shpërthimi ku mbeti i plagosur dhe njëri prej tyre. ”Një nga rojet e sigurisë, pësoi plagosje të rënda dhe për këtë arsye ndodhet i shtruar në spital”, - bëri të ditur një zëdhënës i komitetit të hetimeve në rajonin e moskës,
r.b/NOA