Libi, 25 prill, NOA - Gjatë aksioneve të shtuara të NATO-s kundër godinave të pushtetmbajtësit, Muammar Gaddafi, në Tripoli është goditur rëndë kompleksi ushtarak dhe qeveritar që ka shfrytëzuar ai.
Dëshmitarët okularë njoftojnë për dëmtime të mëdha në pjesën e qytetit Bab el Asisija. Nuk është bërë e ditur se ku ndodhej Gaddafi në momentin e sulmeve. Një zëdhënës qeveritarë dënoi këto sulme duke i quajtur si një përpjekje për vrasjen e Gaddafit. Rrreth 15 njerëz janë plagosur rëndë. NATO ka goditur objektiva edhe në qytetin Misrata, në perëndim të Libisë. Si pasojë e sulmeve të trupave të Gaddafit në këtë qytet, ditët e fundit janë vrarë të paktën 16 persona.
Misrata është qyteti i tretë nga madhësia në Libi dhe shtrihet rreth 200 kilometra larg Tripolit. Gjendja me furnizimin është shumë e rëndë. Mijëra punëtorë nga vendet e tjera, shumë luftëtarë të plagosur dhe civilë janë dërguar me anije në vende më të sigurta. Misrata është qyteti më i madh që kontrollohet prej kryengritësve.
Senatrori amerikan John McCain ka kërkaur angazhim më të madh të NATO-s në Libi. "Njerëzit tani janë të bashkuar në përpjekjet kundër Gaddafit. Janë të bashkuar sikur populli në Tunizi, Egjipt, Siri dhe vendet tjera ku kërkojnë liri. Është e mundur që al - Kaida të shfrytëzojë këtë moment për të përfituar, në qoftë se nuk i mbështesim njerëzit në Libi", tha senatori amerikan.
NOA.DV