English

Nuri Sahin mund të largohet nga Borussia Dortmund

Gjermani, 25 Prill NOA - Borussia Dortmund është e gatshme për të shitur Nuri Sahin, por kjo vetëm për një shifër prej 20 milionë euro.

Ky lajm është theksuar nga drejtori i përgjithshëm i shoqërisë gjermane Hans Joachim Watzke: “Nuk jemi një klub që jemi mësuar për të shitur lojtarët më të mirë të skuadrës, por në rast se do të vinte një ofertë e kripur, atëherë do të vihemi në mendime. Ne na duhen të paktën 20 milionë euro për të forcuar ekipin tonë... Real Madrid është vetëm një prej klubeve të interesuar mbi këtë lojtar”.

Me sa bëhet e ditur lojtari në fjalë pëlqehet së tepërmi dhe nga Inter, ku Moratti ka bërë të ditur se do të bëjë të pamundurën për ta sjellë atë në Milano.

r.b/NOA

KOMENTE