Holandë, 25 prill, NOA - Fusha e mbjella me tulipanë në Hiolandë kanë dhuruar një spektakël të vërtetë në këtë muaj të stinës së pranverës. Pamja mbresëlënëse ka tërhequr vëmendjen e turistëve të cilat kanë shkuar për të vizituar fushat.
Qyteti Lisse, në Holandën Perëndimore shquhet për fushat e mëdha me tulipanë. “Nëse parcelat nuk do të ishin kaq strikte do të kujtoja se natyra ka bërë një kaleidoskop”, thotë një turiste gjatë vizitës në qytet dhe në parcela.
Sezoni i tulipanëve në Holandë nis në mars dhe përfundon në gusht Mijëra turist kanë ardhur me rulotë në afërsi të fushave për të parë nga afër magjinë e ngjyrave.
Çdo vit Holanda eksporton rreth 1 miliardë tulipanë dhe ka potencial që të prodhojë në vit nga dy lule tulipani për çdo banorë të Botës. Çdo vit turistët vizitojnë fushat e mbjella me tulipanë, tradita e të cilëve ka 400 vite në Hollandë.
a.k/NOA