English

Parashikimi i motit për 26 Prill 2011

Tiranë, 25 Prill 2011 NOA - Qarkullimi i masave ajrore te ngrohta dhe te lagështa nga Jugperëndimi i Europes parashihet që të martën të përfshijnë rajonin e Mesdheut dhe territorin shqiptar.

Vranesira dhe shira te dobet do te kete qe ne oret e para te mengjesit ne te gjithe vendin. Me te dendura vranesirat dhe shirat do te jene ne Veri dhe Qender. Gjate oreve te mesdites do te kete permiresim te kushteve atmosferike duke bere qe vranesirat dhe shirat te zhvendosen drejt zonave malore Lindore.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb pjesa e dyte e dites do te vijoje me shira me intensitet mesatar ne zonat Veriore ndersa Qendra dhe Jugu do te dominohen nga vranesira dhe shira te dobet.

Ne kushte te paqëndrueshme atmosferike do te mbetemi ne mbremje dhe gjate nates.

Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 - 3 grade rritje ne mengjes ndersa mesdita do te sjelle renie me 3 - 4 grade te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 33 km/h dhe drejtim Jugperendimor, kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 2 - 3 balle.

Europa

Europa veriperendimore do te dominohet nga vranesira, reshje shiu e debore ku me problematike do te jete situata ne Norvegji pasi reshjet do te jene me intensitet te larte dhe do te shoqerohen me stuhi te forta ere.

Ne Rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit do te dominojne masa ajrore te ngrohta e te lageshta.

Duke bere qe vranesirat dhe shirat te jene prezent gjate gjithe dites. Po ashtu me vranesira dhe reshje shiu e debore do te jene zona e Alpeve dhe nje pjese e Qendres se Europes sidomos Alpet ku sasite e reshjeve do te jene te konsiderueshme te shoqeruara me ere te forte.

Ndersa kthjellime do te kete Europa Lindore, Juglindore dhe nje pjese e Europes Qendrore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Ballkani Verior do te rrezikohet reshje shiu dhe shkarkesa me rrufe;

Zona e Alpeve alarmon per reshje shiu dhe debore;

Spanja do te mbetet me ere te forte dhe dallge te larta.

e.t/NOA

KOMENTE