English

Parlamenti mbylli seancën e fundit parazgjedhore

Përmbledhje

Tiranë, 25 Prill 2011 NOA – Nën drejtimin e Kryetares, Jozefina Topalli, Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe mori në shqyrtim katër dekrete të Presidentit të Republikës.

Kuvendi rrëzoi dekretin nr. 6975, datë 12.4.2011 të Presidentit të Republikës “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë të ligjit nr. 10.404, datë 24.3.2011 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

Në vijim, Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit të Republikës nr. 6987, datë 21.4.2011 “Për shkarkim ministri z. Lulzim Basha”, dekretin e Presidentit të Republikës nr. 6988, datë 21.4.2011 “Për shkarkim ministri z. Bujar Nishani”, si dhe dekretin e Presidentit të Republikës nr. 6989, datë 21.4.2011 “Për emërim ministri z. Bujar Nishani”.

Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 14:45.

Pak orë më vonë, në praninë e Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidencës, Aleksandër Flloko dhe anëtarëve të tjerë të Kabinetit të Presidentit, u zhvillua në Presidencë ceremonia e betimit të Ministrit të ri të Brendshëm, Bujar Nishani. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit, Bujar Nishani bëri betimin përpara Presidentit të Republikës, i cili, pasi i dorëzoi dekretin e emërimit, i uroi Ministrit të ri të Brendshëm, zotit Nishani, suksese në detyrën e lartë dhe të rëndësishme.

e.t/NOA

KOMENTE