English

Pasqyra e Shtypit, 25 prill 2011

Tiranë, 25 prill, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 25 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: indo@noa.al.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës së sotme atë me titull; “Përgjigju Luli”, i cili pasqyron akuzat e bëra dje nga Partia Socialiste në lidhje me pasaportën amerikane të ish-ministrit dhe kontratën e blerjes së shtëpisë së tij.

“Intervista me kandidatët e Qarkut Fier” është një tjetër argument i kësaj gazete në numrin e sotëm.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor atë me titull, “Zjarr në Tiranë, RENEA shpëton banorët me vinç”, është një artikull që pasqyron ngjarjen e ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Bulevardin Zogu I.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Fushatë luksi me postera gjigant në periferi të Tiranës, garë sloganesh me rivalëve në komuna”, “Meksi: Berishës po t’i thoshe “jo” të argumentuar tërhiqej”, “Predha që vrau Aleks Nikën bllokohet në Turqi”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor të ditës së sotme; ‘Turqia heton për 21 janarin”, i cili flet për procesin e ndjekur në Turqi, për ekspertizën e Aleks Nikës”.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Zëvendësimi i komisionerëve me mësues rikthen tensionin në KQZ”, “Greqia u mbyll dyert çamëve, hesht Tirana”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor të ditës së sotme; “Zgjedhjet, qeveria lejon tabelat në maqedonisht”, i cili pasqyron vendimin për të lejuar tabelat në gjuhët minoritare në zonat ku banojnë.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Eksperti, mozaiku nuk e themeloi Tiranën”, “Rama: Linda, gjysma ime më e mirë me orgjinë nga Kruja”, “Grekët ndalojnë të moshuarën çame në kufi”.

a.k/NOA

KOMENTE