Tiranë, 25 prill, NOA - Anëtarët e ekipit drejtues të Bashkisë së Tiranës, Nënkryetarja e Bashkisë, Albana Dhimitri dhe Drejtori i Përgjithshëm, Dritan Agolli prezantuam sot programin për zhvillimin e kryeqytetit. Projekt kryesor që do të realizohen në të ardhmen janë Unazat në Tiranë, ku parashikohet që Unaza e vogël të jetë me gjatësi 2.5 km, Unaza e Ndërmjetme 4.5 km dhe Unaza e Madhe me gjatësi 20.2 km.
Në projektin e paraqitur nga drejtuesit e Bashkisë premton se Unaza e Madhe nuk do të prekë Kopshtin Botanik, ndërsa ky u fundit parashikohet të kthehet në një Park Botanik.
Projektet përfshijnë dhe ndërtimin e 10 blloqeve të banimit për të përvalluar rritjen e popullsisë.
Dhimitri u shpreh se gjatë 10 viteve, “ndërtuam qytetin e jetës me standardet bazë. Tani po ndërtojmë qytetin e veprave të mëdha”.
Projektet e reja në Tiranë, sipas drejtuesve të Bashkisë do të mund të hapen 200 mijë vende pune deri në viti 2020. “Projekti Unazat e Tiranës do të kryhet ne 4 Faza Kryesore. Fazat e ndërtimit të Unazave, do të shoqërojnë ndërtimin e zonave dhe poleve ëe reja ekonomike, akademike, të argëtimit, e të gjelbra në Tiranë. Unazat kane si synim kryesor punësimin dhe mirëqenien. Ato mbështesin projektin tone për të krijuar hapësirat për 200.000 vende pune deri në 2020 në Tiranë”, thanë drejtuesit e Bashkisë.
Nga ana tjetër ata kanë theksuar se ndërtimi i unazave do të sjellë rritjen e vlerës së pronës për banorët.
Projekti i unazave synon përmbledh; Unazë e Vogël, Unaza e Ndërmjetme, Unazën Ekzistuese dhe Unaza e Madhe
a.k.NOA