Korçë, 25 prill, NOA – Një dasmë në një fshat të Korçës është kthyer për pak në tragjedi të vërtetë. Pas konsumimit të alkooli, një prej të afërmve të familjes çiftit ka menduar që të kryeje ritualin e gjuajtjes me armë për nder të miqve. Por sasia e alkolit të pirë e ka bërë të pamundur saktësimin e drejtimit të armës duke qëlluar në drejtim të të ftuarve me çifte. Për pasojë ka mbetur i plagosur një prej të ftuarve.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie-Korçë mbrëmjen e djeshme. Autori i saj është Meleq Dushku, 58 vjeç, banues në këtë fshat. Ndërsa krushku i plagosur lehtë është qytetari me inicialet, S.H 60 vjeç. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik tek dasmorët. Ndërkohë që në mënyrë urgjente është bërë transporti i të plagosurit në spitalin e Korçës. Pas ndihmës së parë mjekësore i janë hequr saçmet e marra në trup dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që për 58-vjeçarin ka nisur procedimi për veprën penale “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.
a.k/NOA