Tiranë, 25 prill, NOA - Bashkia e Tiranës ka vënë në funksionin 13 autobusë të rinj për linjat Qendër-Tufinë dhe Qëndër-Laprak.
Në prezantimin e projektit ka qenë dhe kryebashkiaku Edi Rama, i cili theksoi se këto dy linja do të kenë autobusë të rinj duke rritur në këtë mënyrë dhe standardin e transportit urban në kryeqytet.
“Tirana po mbulohet me transport urban cilësor. Plani ynë i transportit do të vazhdojë edhe me tramvajin I cili është component i planit tonë strategjik” tha Rama.
Ai u shpreh se me zgjedhjet e reja dhe marrjen e shumicë në Këshillin Bashkiak, Tirana do të ketë një shërbim edhe më cilësor duke u dhënë qytetarëve mundësin që të lëvizjen me lehtë në kryeqytet.
a.k/NOA (Vijon...)