English

Shalke shpërthen: Do të sulmojmë dhe me Mançesterin

Futbollistët e klubit gjerman Shalke do të luajnë nesër në Gelzenkirhen ndeshjen e parë të gjysmë finales së Kupës së Kampionëve me klubin anglez Mançester Junajted.

"Nuk do të luajmë për rezultatin 0-0. Duam të fitojmë në këtë ndeshje, ndaj do të luajmë ashtu si kundër Interit dy javë më parë", ka thënë trajneri i Shalkes, Ralf Rangnik.

Kolegu i tij anglez, Aleks Ferguson ka theksuar se i shijon me kënaqësi ndeshjet e këtilla.

"Admiroj kur sezoni i afrohet fundit dhe çdo ndeshje ka rëndësi të madhe. Gjithçka ndodh shpejt dhe nuk ke të drejtë të gabosh. Besoj që në fund do të jemi të kënaqur", ka thënë Ferguson i cituar nga radio DW.

Golashënues më i mirë në Ligën e Kampionëve është sulmuesi i ekipit gjerman Raul Gonzales me 71 gola. Ai tre herë e ka fituar kupën kur luante për Realin e Madridit.

Çifti i dytë i gjysmë finales janë Reali dhe Barcelona.

KOMENTE