Francë, 25 Prill NOA - “Carla Bruni është shtatzënë”, - lajmi, i cili aktualisht po bën xhiron e tij në të gjithë rrjetin e internetit, fillimisht është bërë i ditur nga e përjavshmja femërore dhe e gossip, “Closer”.
Momentalisht nga protagonistët e këtij lajmi duhet thënë se nuk ka ardhur asnjë përgënjeshtrim.
Nënë e Aurelien, 9 vjeç, fëmijë qe e ka si rrjedhojë e lidhjes me filozofin Raphael Enthoven, aktualisht Carla Bruni është e martuar me Nicolas Sarkozy, president i Republikës franceze, që nga 2 shkurti i 2008.
Megjithatë për tu theksuar është se ka ndodhur shumë herë, që një lajm i shtatzënisë së mundshme të Burnit, të përhapej fillimisht dhe më pas të përgënjeshtrohej.
r.b/NOA