English

Thyen xhamat e shtëpisë së vëllait, paditet 53-vjeçari

Korçë, 24 prill, NOA – Policia e Korçë ka nisur procedimin penal për një 53-vjeçar pasi ka dëmtuar banesën e vëllait të tij. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se 53-vjeçari Ylli Spaho ka shkuar në shtëpinë e Vëllait të tij, Sokol Spaho dhe pas një zënke ka thyer xhamat e banesës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në Lagjen Nr. 12 në qytetin e Korçës. Fillimisht dy vëllezërit kanë shkëmbyer replika dhe akuza në banesë. Më pas vëllai i madh ka dalë nga banesa dhe ka goditur me sende të forta xhamat e banesës së vëllait të tij më të vogël.

Menjëherë është njoftuar policia e cila ka bërë dhe ndalimin e 53-vjeçarit. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për dëmtim të pronës.

a.k/NOA

KOMENTE