English

Vdes çifti, sulmohen nga bletët “vrasëse”

Texas, 25 Prill NOA - Një çift ka mbetur i vrarë si pasojë e një sulmi nga bletët “vrasëse”. Gjithçka ka ndodhur në Texas.

Me sa duket insektet kanë reaguar ndaj një sulmi të bashkëshortit të çiftit, William T. Steele, që ka lëshuar një spraji kundrejt tyre për ti larguar.

Në këtë pikë është shkaktuar sulmi vdekjeprurës ndaj William dhe bashkëshortes së tij Mirto.

Të dy ishin respektivisht nga 90 dhe 92 vjeç. Shumë të moshuar për tu mbrojtur nga këto insekte vrasëse dhe për këtë arsye duhet thënë se nuk arritën dot të shpëtonin.

Në shumë pak minuta kanë pësuar më shumë se 300 shpime. Për ata duhet thënë se nuk kishte asnjë rrugë shpëtimi.

Një fat i çuditshëm, që ka shpëtuar djalin e të dyve, Richard, që edhe pse mbeti i plagosur, arriti të shpëtonte jetën e tij.

Gjatë sulmit, William e dha alarmin dhe arriti të lajmëronte policinë, por kur ata mbërritën duhet thënë se ishte tepër vonë për të evituar tragjedinë.

r.b/NOA

KOMENTE