Në dy ndeshjet e fundit të kësaj jave në kategorinë e parë të Bundesligës gjermane në futboll u shënuan këto rezultate: Nyremberg - Mainc 0:0 dhe Volfsburg - Këln 4:1.
Tri ekipet më të rrezikuara për skualifikim nga liga e parë mbeten Sant Pauli, Borusia Mënhengladbah dhe Volfsburgu.
Ndërkohë që tri javë para përfundimit të kampionatit, tabelën e kryeson Borusia e Dortmundit me pesë pikë epërsi ndaj Bajerit të Leverkuzenit.
I treti është Hanoveri me një pikë më shumë se Bajerni i Mynihut.
Tri ekipet e para të Bundesligës sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.