English

WikiLeaks: Në Guantanamo mbahen njerëz të parrezikshëm

SHBA, 25 prill, NOA - Dokumentet sekrete amerikane, të publikuara nga organizata WikiLeaks në Internet, kanë zbualuar se Shtetet e Bashkuara, për vite të tëra, i mbajnë disa persona të pafajshëm në burgun Guantanamo. Në dosjet e publikuara në disa gazeta amerikane dhe evropiane, janë informacionet për të gjithë 779 të burgosurit, që janë mbajtur në këtë burg, prej vitit 2002, kur ai ishte hapur.

E përditshmja britanike, Gardian, njëra nga gazetat që i ka publikuar dosjet sekrete, shkruan se dokumentet tregojnë se 220 të burgosur ishin klasifikuar si terroristë të rrezikshëm, por 150 vetë ishin afganë dhe pakistanezë të pafajshëm.

Mëtutje, theksohet se 380 të burgosur të tjerë, konsiderohet se ishin ushtarë këmbësorë me grada të ulëta. Departamenti amerikan i shtetit, këtë rrjedhje të informacioneve, e ka përshkruar si “fatkeqe” dhe tha se shumë nga vlerësimet janë jokomplete.

Në burgun Guantanamo aktualisht mbahen 172 të burgosur, megjithqë para dy vitesh, presidenti Barak Obama, ka urdhëruar mbylljen e tij. Ky burg gjendet në një bazë të marinës së Shteteve të Bashkuara në Kubë.

NOA/RFE

KOMENTE