English

Zhduket në mister një vajzë 15-vjeçare

Prishtinë, 25 Prill 2011 NOA – Mister dhe frikë ka përfshirë një familje në kryeqytetin Prishtinë, pasi vajza e tyre e mitur është zhdukur në rrethana të paqarta nga banesa.

Korrespondenti i agjencisë NOA citon burime zyrtare policore që konfirmojnë se vajza 15 vjeçare, identiteti i të cilës ende nuk publikohet, rezulton e zhdukur që nga dita e shtunë në orën 19.00 nga banesa e familjes së saj, në rrugën “Edmond Hoxha”, në Prishtinë.

Ka qenë nëna e të miturës ajo e cila ka raportuar se vajza e saj 15 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe më tej asnjë kontakt dhe tani nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Policia tha se për momentin nuk raportohet për të dyshuar të mundshëm, kurse po bën përpjekje për të zbardhur vendndodhjen e vajzës së mitur.

a.b/NOA

KOMENTE