Tiranë, 26 prill 2011, NOA – Arrestohet në Tiranë vrasësi i 30-vjeçarit Paulin Deda, i ekzekutuar në Lezhë në janar të këtij viti. Emri i autorit të vrasjes së Dedës është Gjovalin Gjoka.
Burime nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se arrestimi i të shumëkërkuarit Gjoka u arrit falë hetimit të organizuar mirë nga strukturat e policisë.
Gjovalin Gjoka kërkohej prej afro katër muajsh nga policia e Lezhës.
Ai është nën akuzë për vrasjen në bashkëpunim me persona të tjerë të Paulin Dedës.
mit/NOA