English

Berisha: Shqipëria, infrastrukturën rrugore me moderne në rajon

Tepelenë, 26 prill, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë takimit elektoral në qytetin e Tepelenës se vendi do të ketë infrastrukturën më moderne në rajon. Në prezantimin e kandidatëve të këtij rrethi, Berisha u shpreh se më 8 maj fitorja e koalicioni “Aleanca për Qytetarin” është e sigurt.

Ai u shpreh se mazhoranca ka bërë investimet më të mëdha në këtë zonë. “Në këtë vite janë investuar mbi 30 milionë dollarë. Katër vitet që vijnë, këto investime do të katër fishohen dhe se në qytetet tuaja në Tepelenë dhe në Memaliaj do të asfaltojmë çdo rrugë, kanalizime, çdo shkollë, çdo qendër shëndetësore. Do të sjellim aty ku jetoni njëlloj si lagjet e zhvilluara të qyteteve të vendit”, tha Berisha.

Ai u shpreh se qeveria do të bëjë gjithçka të mundur që të mos ketë me qytetarë që marrin bukë më lista. “Do të rrisim pensionet dhe rrogat. Sot jemi vend anëtar i NATO-s dhe kjo përbën arritjen më të madhe në fushën në sigurisë që nga koha e Skënderbetu. Sot ne lëvizim të lirë pa viza në mbarë Europën”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE