Fier, 26 prill 2011, NOA- Një 37 vjeçar është gjetur i vetëvarur pak minuta më parë në qytetin e Fierit.
Viktima i identifikuar si Taulant Sinani është gjetur i varur nga familjarët e tij në fshatin Mbrostar të këtij qyteti.
Mësohet se viktima ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, ndërsa të afërmit e tij dhe të dhënat paraprake flasin se shkak për kryerjen e këtij akti të ketë qenë depresioni në të cilin po kalonte 37 vjeçari.
Ndërkaq policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave që kanë shtyrë viktimën të ndërmarrë aktin fatal.
Edhe nga ana e uniformave blu mendohet se depresioni i Taulant Sinanit ka ardhur si rrjedhoje edhe i kushteve të vështira ekonomike të tij në kohët e fundit.
a.y/NOA