Prishtinë, 26 prill 2011 - Ende janë rreth 1800 persona të pagjetur nga konflikti i Kosovës, ndërsa EULEX-i i bashkërendon përpjekjet me shoqatat e familjeve, por edhe mban kontakt me autoritetet serbe.
"Prej kohës kur EULEX-i ka filluar të punojë me Ministrinë e Drejtësisë deri më tani janë gjetur, identifikuar dhe u janë kthyer familjeve mbi 220 mbetje njerëzore", thuhet në njoftimin e misionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Komunikata thotë se "mijëra dokumente janë shqyrtuar dhe më shumë se 1300 mostra të eshtrave janë dërguar për analizë të ADN-së".
Ndërkohë "EULEX-i do të vazhdojë ta mbështesë Departamentin e Mjekësisë Ligjore në përpjekjet e tij për përcaktimin e fatit të atyre që ende janë të pagjetur", - raporton Evropa e Lirë.