English

Grabisin karburantin, plagosin dhe vjedhin 5 milionë lek

E martë, 26 prill 2011, NOA- Një pikë karburanti është grabitur pak minuta më parë nga disa persona me maska në autostradën Tiranë-Durrës.

Autorët e grabitjes mësohet të kenë goditur me mjete të forta fillimisht punonjësin e kësaj pike dhe më pas kanë grabitur 5 milionë lek.

Ndërkaq policia sapo është vënë në dijeni të këtij rasti ka nisur veprimet e saj hetimore dhe më pas ka ndaluar si autor të dyshuar Elsid Bejën dhe Mentor Çikun.

Më tej nga ana e uniformave blu po veprohet në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat për këtë ngjarje në mënyrë që të verifikohen të dhënat për autorët dhe të vihen para drejtësisë.

Mësohet se punëtori i pikës së karburantit është shoqëruar drejt spitalit për të marrë ndihmën e shpejtë, por fatmirësisht dëmtimet e marra nuk kanë qenë kritike për jetën dhe shëndetin e tij.

a.y/NOA

KOMENTE