Vlorë, 26 prill 2011 NOA – Një bankë private u grabit sot në qytetin e Vlorës, policia vihet në ndjekje të autorëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14.00 kur tre persona të maskuar e të armatosur të cilët kanë kryer vjedhjen në bankën e cila ndodhet në zonën e tregut të orizit.
Autorët kanë hyrë në bankë dhe me demonstrim arme, kanë kërcënuar arkëtaren duke u kërkuar të japin paratë që u gjendeshin.
Burime jozyrtare policore flasin për vjedhjen e rreth 700 mijë lekëve.
Në vendngjarje policia ka nisur hetimin për grabitjen dhe verifikimin e kasetave të sigurisë dhe pamjeve filmike që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia tha se në bankë gjatë momenteve të grabitjes gjendeshin personeli dhe klientë, por nuk pati asnjë dëmtim.
e.t/NOA