Tiranë, 26 prill 2011 NOA – Persona të maskuar kanë kryer një grabitje të dhunshme dhe të armatosur para disa minutash në autostradën që lidh kryeqytetin me Durrësin.
Viktimë e grabitjes ka mbetur një pikë furnizimi me karburant, ku personat e maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë marrë një sasi parash, ende e papërcaktuar.
Një numër forcash policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Autorët kanë zhdukur me një makinë. Policia ka ngritur disa postblloqe.
e.t/NOA Vijon...