Tiranë, 26 prill, NOA – Dita e sotme ka shënuar dy incidente elektorale në të njëjtën zonë në kryeqytet. Gjatë orëve të para të mëngjesit mësohet se janë thyer xhamat e zyrës elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë 3 në Procelan, ku kandidon Ilir Kokona. Ndërkohë po gjatë orëve të para të mëngjesit është dëmtuar edhe zyra elektorale e deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Gjoni.
Zyra e deputetit Gjoni ndodhet vetëm pak metra më tej.
Forca të policisë kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Deputeti i PS-së, Ilir Gjoni e cilësoi ngjarjen si të pashembullt, duke theksuar se kjo është fushata e parë ku ka incidente të këtij lloji. Edhe përfaqësuesi i LSI-së në këtë zonë të Tiranës ka dënuar incidentin e ndodhur duke e cilësuar si të paprecedentë.
a.k/NOA