English

Kaka, baba për herë të dytë

Brazil, 26 Prill NOA - Kaka është bërë baba për herë të dytë. Faktikisht është zyrtarizuar lajmi se bashkëshortja e futbollistin brazilian, Caroline Celico, ka sjellë në jetë Isabelën. Vajza ka lindur në spitalin e Albert Einstein në San Paolo, kjo sipas asaj çka ka publikuar e ëma në Twitter.

“Ka lindur me një ndërhyrje normale dhe të mrekullueshme, nga e cila kam shijuar çdo moment: ja vlente!”, - këto ishin fjalë që përcolli Caroline që, ashti si bashkëshorti i saj është e besimit evangjelist.

Vajza e Kakà, i cili është dhe baba i Lukës tashmë 3 vjeç, ka lindur gjatë orës 21:00 të mbrëmjes, peshon 3,170 kilogramë dhe është e gjatë 48 centimetër.

r.b/NOA

KOMENTE