English

Kapen në Durrës dy persona, shisnin kokainë në Tiranë dhe Durrës

Durrës, 26 prill 2011, NOA – Pas një hetimi katër mujor ranë në prangat e policisë së Durrësit dy persona që shisnin kokainë në Tiranë dhe në Durrës.

28-vjeçari Elvis Avdi Mustafa lindur dhe banues në Shkozet të Durrësit dhe 25-vjeçari Eni Astrit Dervishi lindur dhe banues në Durrës u arrestuan falë hetimit policor me metoda speciale.

Dy shitësit e lëndës narkotike kokainë u kapën pas informacione të Policisë së kryeqytetit, në qendër të qytetit të Durrësit dhe në Shkozet, pasi sikundër bëhet me dije dy shtetasit dyshoheshin për shitje të lëndës narkotike në Tiranë dhe në Durrës.

Gjykata e Tiranës me vendim të datës 22.04.2011 caktoi për ta masën e sigurisë arrest me burg.

Dy të arrestuarve iu sekuestruan 4,5 gram, lënde narkotike e llojit Kokainë, pesë telefona celularë të markave të ndryshme si dhe një automjet i markës “Fiat Bravo”.

Elvis Mustafa dhe Eni Dervishi akuzohen për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe do të procedohen nga Prokuroria e Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE