English

MB: Shkurtohet në 1 javë koha për pajisjen me kartë identiteti

Tiranë, 26 prill 2011, NOA – Kur vetëm 11 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 8 majit shkurtohet në plot një javë afati i pajisjes me letërnjoftimin elektronik i njohur si karta e identitetit, mjeti i nevojshëm për të votuar. Ministria e Brendshme bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me kompaninë konçesionare “Aleat” për shkurtimin e kohës së prodhimit të letërnjoftimeve elektronike.

“Koha nga momenti i aplikimit nga qytetari për letërnjoftim elektronik deri në momentin e prodhimit të këtij letërnjoftimi do të jetë një javë”, theksoi ministria e Brendshme.

Ajo nënvizon se për t’u pajisur me letërnjoftim elektronik para zgjedhjeve vendore të 8 majit, afati i fundit i aplikimit është data 29 prill 2011.

Në kuadër të bashkëpunimit të Ministrisë së Brendshme me konçesionarin është mundësuar që prej një jave që zyrat e “Aleat” në të gjithë vendin të punojnë me orar të zgjatur, konkretisht nga ora 08 : 00 deri në orën 18:30.

mit/NOA

KOMENTE