Finlandë, 26 Prill NOA - Duhet të presim me shumë mundësi azhornimin e Mango nga ana e Microsoft dhe kjo për të asistuar më pas në lançimin e parë të smarphon-ëve Nokia me sistem operativ Windows Phone.
Kai Oistamo, zëvendës president i divizionit të zhvillimeve të kompanisë finlandeze, ka deklaruar se Nokia ka parashtruar një seri prototipash me Windows Phone 7.5 (Mango), të cilat janë ende për tu kompletuar, por aktualisht në funksion.
Kai Oistamo, së bashku me përgjegjësin e Microsoft për Windows Phone, Andy Lees, kanë deklaruar se janë me qindra personat e të dy ndërmarrjeve që janë duke punuar në një ritëm për të definuar një “roadmap” për një periudhë të gjatë dhe janë parashikuar për një lançim të Windows Phone në 2012, ku synimi është hedhja në treg e një produkti që në fund të vitit 2011.
r.b/NOA