English

Pasqyra e Shtypit, 26 prill 2011

Tiranë, 26 prill, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 26 Prill 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës së sotme titullin; “Zbulohet kontrata”, i cili pasqyron një dokument të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe nj kompanie amerikane lobimi.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Tiranë, ekzekutohet 60 vjeçari, Sulejman Haxhiu, i vranë djalin në Holandë”. “Betonizimi i demokracisë” është një artikull nga Maks Velo.

E përditshmja “Panorama” hapet me titullin; “Dy vite pas të birit, ekzekutohet me plumba 60-vjeçari”, i cili flet për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Pasuria e Bashës, Inspektorati rrëzon akuzat e PS për shtëpinë në Holandë”, “Rama shpall projektin; Tirana me 4 unaza”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor, “Mazhoranca voton kundër presidentit”, i cili pasqyron vendimin e djeshme të Kuvendit për të kthyer dekretin e Presidentit pa i bërë atij ndryshimet e kërkuara.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Gërdeci, Prokuroria lexon përgjimet në gjykatë”, “Berisha: As Drini nuk i lan dot mëkatet e kreut të PS”, “Vendimi i KQZ-së alarmon ODIHR”.

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Manipulimet, strategjia e PS për bllokimin e votimit”, i cili flet për skemën e selisë rozë për të shmangur manipulimet e votave.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Qosja: Berisha, skenarist i gjenocidit”, “Prishi mitingun e PS, lirohet Shullazi”, “Sherr për drutë, vret me kallash 32-vjeçarin”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: indo@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE