English

Politika dhe Kisha kujtojnë vitkimat e Çernobilit

Ukrahinë, 26 prill, NOA -Ukraina ka filluar mbajtjen e ceremonive për të përkujtuar katastrofën e Çernobilit. Mëngjesin e sotëm kambanat e kishave në Kjev ranë 25 herë, një për çdo vit që nga tragjedia më e madhe bërthamore.

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse tha se bota nuk ka parë tragjedi më të madhe në kohë paqe se ajo në centralin bërthamor të Çernobilit. Presidenti ukrainas dhe homologu i tij rus gjatë ditës do të jenë në vendin e aksidentit për të kujtuar viktimat.

Në 26 prill 1986 një shpërthim në centralin bërthamor të Çernobilit shkaktoi një re radioaktive në pjesën dërrmuese të Evropës. Ukraina, Bjellorusia dhe Evropa perëndimore ishin më të prekurat nga katastrofa.

KOMENTE