English

Rama: Menaxhimi i territorit, katastrofë që duhet të ndalet

Tiranë, 26 prill, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste dhe kandidati për mandatin e katërt në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me simpatizantët dhe banorët e Njësisë Bashkiake Numër 2 në Tiranë.

Kreu i PS-së ka theksuar se është koha që të administrohet me mirë territori dhe pasuria publike e gjithë shqiptarëve. Rama u shpreh se “menaxhimi i territorit është një katastrofë që duhet të ndalet”. Ai ka akuzuar mazhorancën e se ka bërë një shfrytëzim barbar të pasurisë. Gjatë takimit me banorët e Njësisë 2, Rama është ndalur dhe në krizën ekonomike dhe rritje e çmimeve duke theksuar se “janë rritur me dy shifra burimet bazë të jetës”.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE