Tiranë, 26 prill 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama gjata pasdites së sotme në njësinë bashkiake nr.7 në kryeqytet prezantoi kandidatin për këtë minibashki Erion Koka.
“Nuk ka asnjë qytet dhe asnjë komunë që qeveris Saliu që mund të jetë një model zhvillimi ekonomik e social për qytetarët e këtij shekulli”, deklaroi Rama.
Më tej ai tha se Berisha premto çfarë i vjen ndërmend nga bajamet e lajthitë e më pas ndalohet te inaugurimi i rrugëve të cilat janë punë komunale.
Sipas tij, një Kryeministër normal e ka për detyrë tu thotë qytetarëve sa e ka rritur punësimin, sa qytetar kanë dalë nga varfëria, sa janë balancuar të ardhurat me çmimet, e një sërë pikëpyetjesh të shqiptareve.
“Sapo Saliu thotë që do rris pagën e pensionet, shqiptarët rrënqethen sepse thonë me vete sa do rritet çmimi i ushqimeve dhe produkteve. Ky rrënim fillon nga rrënimi i demokracisë, ka vetëm një mënyrë për të reaguar ndaj këtij rrënimi dhe kjo mënyrë është vënia në përdorim e fuqisë së tij mbi demokracinë, me votën e tij, në mënyrë që jeta e tij të mos kërcënohet”, theksoi ai.
Në 8 maj, tha kryesocialisti, shqiptarët kanë të drejtë të marrin hak pasi ata kanë humbur gjithçka nga ky pushtet.
Më tej Rama tha se së bashku me qytetarët do të ngrihet republika e lirive dhe të drejtave, nën flamurin kuq e zi.
Ndër të tjera ai tha se qeveria në 8 maj do të marr përgjigjen e merituar nga populli sovran.
a.y/NOA