English

Sa më pak përkëdhelje për fëmijët aq më shumë probleme me mbipeshën

Ohio, 26 Prill NOA - Në qoftë se fëmija ka pasur pak përkëdhelje nga ana e mamasë, atëherë në të ardhmen ai do të ketë probleme me mbipeshën. Në rast se një fëmijë 2-vjeçar, ka marrë shumë pak përkëdhelje përgjatë jetës së tij, atëherë ai ka mundësinë me një probabilitet prej 30% që të jetë mbipeshë në moshën 4 vjeçare.

Kjo pasi krijon një gjendje jo të duhur në ato zona të trurit që influencojnë dhe kontrollojnë urinë dhe ngopjen.

Lajmi është bërë i ditur nga studiuesit e Universitetit të Ohio, në një hulumtim të publikuar në “Archives of Pediatrics & Adolescent Medicine”.

“Përgjigjet e fëmijëve ndaj stimujve stresues formohen gjatë fazës së parë të fëmijërisë, - shpjegon Sarah Anderson, autore e studimit, - kjo në lidhje me marrëdhëniet dhe përkëdheljen që marrin nga prindërit, - pasi aty fëmijët zhvillojnë emocionet dhe kanë përgjigje të shëndetshme ndaj stresit”.

r.b/NOA

KOMENTE