Paris, 26 prill, NOA - Presidenti francez Nikola Sarkozi do të qëndrojë sot në Romë për bisedime me kryeministrin italian Silvio Berluskoni. Sarkozi e Berluskoni do diskutojnë mundësinë e një marrëveshje për forcimin e kufijve të Evropës.
Tensionet mes dy vendeve janë rritur lidhur me imigrantët nga Afrika e Veriut që kanë hyrë ilegalisht në Itali e përpiqen të kalojnë në Francë.
Italia është ankuar se i duhet të përballet e vetme me valën e imigrantëve nga Tunizia dhe vendet e tjera afrikane pas trazirave në këto shtete.
Parisi e akuzon Romën se po përpiqet të shmangë përgjegjësitë duke lejuar imigrantët e paligjshëm që të kalojnë kufirin italian drejt Francës.
NOA/RFE