Korçë, 26 Prill 2011 NOA – Në kushte të një dalje jashtë kontrollit për shkak të pijes, një i ri në Korçë është vetëplagosur kurse për të marrë mjekim, ka vonuar shumë duke pësuar hemorragji.
Ngjarja ka ndodhur dje në oret e pasdites. Gentian Tako 29 vjeç, banues në lagjen nr 2 Korçë, ka qene së bashku me disa miq duke konsumuar pije alkoolike.
Në një moment ende të paqartë, Tako me ane te një gote ka goditur veten duke marrë kështu dëmtime ne pjesen e poshtme te veshit.
“Hemorragjia e madhe qe ka patur, koha e gjate qe ka qëndruar pa mjekim kishin renduar gjendjen e tij shëndetësore”, - u shpreh zyrtarisht policia lokale.
Pas dhenies se ndihmes mjekesore i demtuari gjendet ne gjendje te rende por jashte rrezikut per jeten.
Policia lokale tha se për kete ngjarje u kryen veprimet hetimore procedurale per “Ngjarje aksidentale” dhe materialet do t’i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korçë per veprime te mëtejshme.
a.f/NOA