English

Vrasja e mbrëmshme në Tiranë, Policia: Po hetohet për hakmarrje

Tiranë, 26 prill, NOA – Vrasja 49-vjeçarit Ramazan Haxhiu dje në Tiranë dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje. Kjo është pista zyrtare ku po heton policia e kryeqytetit.

Haxhiu u ekzekutua mbrëmë rreth orës 21.30, në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë, brenda ambienteve të një lokali.

Policia sqaron se oficerë të policisë për hetimin e krimeve të rënda kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të mbledhur dhe administruar provat.

Sipas policisë, në vendngjarje janë gjetur gjashtë gëzhoja dhe tre predha. “Nga hetimet e kryera deri më tani, nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, dyshohet se vrasja është kryer për motive hakmarrje. U kryen veprimet proçeduriale, në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u sekuestruan gjashtë gëzhoja si dhe tre predha. Po punohet më tej në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë për vrasjen e djeshme.

a.k/NOA

KOMENTE