Tiranë, 26 prill 2011, NOA – 49-vjeçari Sulejman Ramazan Haxhiu, i ekzekutuar mbrëmë rreth orës 21.30’ brenda mjediseve të një lokali në rrugën “Naim Frashëri” dyshohet të jetë vrarë për hakmarrje.
Kjo pistë është hedhur sot nga oficerët e policisë për hetimin e krimeve të rënda dhe ekspertëve kriminalist që siguruan dhe kqyrën vendin e ngjarjes.
Për hetimin e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës si dhe drejtuesve të policisë së kryeqytetit.
Policia bën me dije se po vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë të motiveve të kësaj vrasjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si provë materiale për hetimin u sekuestruan në vendngjarje gjashtë gëzhoja si dhe tre predha.
mit/NOA