English

Arrestohet në Tiranë nga SHKB një punonjës policie për korrupsion pasiv

Tiranë, 27 Prill 2011 NOA - Arrestohet në Tiranë nga SHKB një punonjës policie për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës. I prangosuri është Fatmir Allmeta, 47 vjeç, me banim në Tiranë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë

Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë u bë sot nga Specialistët e Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Tiranë, i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare policore.

Ky punonjës u arrestua pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit, dhe pasi u kap në flagrancë me një shumë prej 10 000 lekësh të rinj, me synim për të përfituar këtë shumë parash, në këmbim të nxjerrjes në kohë të shpejtë dhe dhënies së kartës së identitetit.

Policia tha se materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

e.t/NOA

KOMENTE