Tiranë, 27 Prill 2011 NOA – Ndeshja e sotme e Champions League mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, nën audiencën shumë të lartë të plot tifozëve, bashkoi sonte edhe kryediplomatin amerikan në Tiranë me kandidatin e mazhorancës aktuale.
Aleksandër Arvizu dhe Lulzim Basha siç shihet nga këto foto, kanë qenë së bashku në ambientet e jashtme të bar “Metropolitan”, në zonën e ish-Bllokut, duke shijuar çastet fantastike dhe plot emocione të ndeshjes.
Basha është shkëputur kështu gjatë pasdites për disa orë nga fushata e ethshme elektorale, duke iu bashkuar Arvizut në shijimin e ndeshjes së rëndësishme.
Arvizu dhe Basha, kanë qëndruar të rrethuar sigurisht nga një “lumë” truprojash dhe rojesh sigurie, sikundër e do procedura rutinë, por qetësisht dhe pa asnjë shqetësim, të rrethuar nga plot klientë të tjerë të lokalit, që po ashtu shijonin ndeshjen.
e.t/NOA