English

Berisha: Shqipëria, superfuqi energjetike në rajon

Kukës, 27 prill, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga Kukësi se ky qytet do të ketë parkun e tij industrial dhe mjaft investime të tjera që do të nxisin punësimin dhe investimet. Në takimin elektoral, në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Hasan Halili, Berisha u shpreh se në do të bëhen investime në gjithë vendi, për të rritur potencialin energjetik. “Shqipëria do të bëhet superfuqi energjetike në rajon. Shqipëria do të jetë kryevendi i energjisë së gjelbër në rajon”, tha Berisha.

Ai ka vlerësuar punën e bërë nga kryebashkiaku Halili dhe theksoi se kjo është garancia për fitoren në datën 8 maj.

Ai u shpreh se do të ketë investime edhe në infrastrukturë dhe në krijimin e shërbimeve sociale. “Do të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo shkollë, në mënyrë që fëmijët tuaj të shkollohen njëlloj si fëmijët e mbarë Europës. Do të ndërtojmë kudo sistemin e kanalizimeve dhe të vaditjes. Kukësi turistik do të jetë një nga objektivat tona”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE