Treni, (Itali), 27 prill, NOA – Tre shqiptarë, anëtarë të një familjeje, janë nën hetim nga policia italiane për ushtrim dhune fizike dhe kërcënime. Burri, vjehrra dhe kunata janë paditur nga nusja 39-vjeçare për shkak të presioneve dhe rrahjes sistematike që i kanë bërë. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se ngjarja ka ndodhur në Provincën e Trenit në Itali.
Gruaja 39-vjeçare është drejtuar tek shërbimet sociale dhe ka kërkuar mbrojtje për jetën e saj dhe të fëmijëve, një vajzë 15 vjeçe dhe një djalë 14 vjeç. Gruaja ka thënë në polici se burri i saj e rrihte shpesh. Ndërsa pjesë e sherreve bëhej shpesh dhe vjehrra e saj 73-vjeç dhe kunata 56-vjeçe. Sipas gruas, vjehrra ka arritur deri në kërcënime me thikë ndaj gruas së djalit. Për etikë, policia italiane nuk i ka bërë publik emrat e anëtarëve të familjes.
Policia ka marrë është dëshminë e fëmijë të çiftit të cilët kanë pohuar deklarimet e nënës së tyre, duke shtuar se jeta u është bërë e padurueshme në këtë banesën e prindërve.
Forca e rendit kanë marrë në mbrojtje 39-vjeçaren dhe kanë duke detyruar tre familjarët e tjerë që të shmangin kontaktet. Për hetime të mëtejshme tre qytetarët shqiptarë u është kërkuar që të mos largohen nga Italia.
NOA