English

Ekstradohet nga Spanja i kërkuari për trafik klandestinësh

Tiranë, 27 prill 2011, NOA – Ekstradohet nga kryeqytetit i Spanjës, Madridi drejt Shqipërisë shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Agim Hasan Sufa, i cili kërkohej për veprën penale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ndaj 40-vjeçarit Agim Sufa lindur në Kurbin Gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda, në 30.12.2008 dha masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, për qëllim fitimi, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Agim Sufa u arrestua në 13 maj të vitit të shkuar falë bashkëpunimit të Zyrës së Interpol Tirana me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

40-vjeçari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

mit/NOA

KOMENTE