English

Falsifikuan certifikatat, padi penale për tre persona

Korçë, 27 prill, NOA – Falsifikimi i certifikatave të lindjes ka bërë që tre perosna të ndiqen penalisht nga Gjykata e Korçës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se tre personat e ndaluar nga polica janë; Donika Çobani, 61 vjeçe, Marsel Çobani, 23- vjeç, të dy banues në lagjen Nr.1 Korçë dhe Jorgo Lara, 33 vjeç, banues në lagjen Nr 14 Korçë.

Agjentët e policisë kanë verifikuar se të tre qytetarët kanë kanë përdorur certifikata lindjeje dhe familjare për t’u pajisur me dokumente për jashtë shtetit.

Tre tre personat akuzohen për veprën penale “Falsifikim i akteve të gjendjes civile” parashikuar nga neni 191 Kodit Penal.

a.k.NOA

KOMENTE