English

Forcat e Gadafit vazhduan sulmet në Misrata

Libi, 27 prill, NOA - Forcat e udhëheqësit të Libisë, Moamer Gadafi kanë vazhduar edhe sot bombardimet dhe sulmet me artileri ndaj portit në qytetin Misrata. Ndërkohë që ka vazhduar beteja me kryengritësit për këtë qytet, të tretin për nga madhësia në vend.

Forcat e Gadafit janë tërhequr nga qendra e Misratës nën presionin e sulmeve ajrore të NATO-s, por ato vazhdojnë ta rrethojnë qytetin nga toka.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Liam Foks, tha se ai beson se është bërë përparim kundër forcave të Gadafit në Misrata, duke thënë se regjimi është në pozita mbrojtëse.

NOA/FRE

KOMENTE